DFB ka një tjetër plan për Nagelsmannin

Futboll

DFB ka një tjetër plan për Nagelsmannin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 14:31
Nagelsmann - majtas

Edhe Julian Nagelsmann është një nga emrat që qarkullojnë për pasuesin e Thomas Tuchel te Bayern Munich. Në fakt po tentohet një rikthim i 36-vjeçarit, i cili drejtoi bavarezët në periudhën korrik 2021-mars 2023.

Gjithsesi, Nagelsmann qëndron në pankinën e kombëtares gjermane. Trajneri ka kontratë deri në përfundimin e Euro 2024 dhe së shpejti mund të vijë rinovimi me katër herë kampionët e botës.

“Jam i lumtur që Federata është e kënaqur me punën time. Mund të vazhdoj me Gjermaninë edhe pas Europianit, por gjithçka varet nga oferta që do të marr. Dhe nuk e kam fare për aspektin financiar”, u shpreh disa ditë më parë.

Në lidhje me rinovimin me Kombëtaren dhe dëshirën e Bayernit për ta rikthyer në stol, foli Hans-Joachim Watzke, zv presidenti i DFB (Federata Gjermane e Futbollit).

“DFB duhet të përpiqet të zgjasë kontratën e Nagelsmann. Nëse do të arrijmë ta ‘blindojmë’ për një periudhë më të gjatë, do të ishte një gjë e mirë për futbollin gjerman.

Po flasim për një trajner që ka pasur sukses me të gjithë klubet që ka drejtuar: Hoffenheim, Leipzig dhe Bayern Munich. Është diçka e shkëlqyer të kesh arritur suksese me tri klube të ndryshme”, theksoi Watzke.

Nagelsmann ka arritur të rikthejë lojën e bukur te Gjermania, që do të tentojë fitimin e Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në shtëpi. Europiani fillon në datën 14 qershor dhe mbyllet me finalen e madhe të 14 korrikut në “Olympiastadion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat