Dy persona ndërpresin ndeshjen pak sekonda, për një foto me Ronaldon

Futboll

Dy persona ndërpresin ndeshjen pak sekonda, për një foto me Ronaldon

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 19:52
Pamje

Ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë është ndërprerë dy herë në pjesën e dytë të saj.

Shkak janë bërë personat që kanë hyrë në fushë për të kërkuar një foto me Cristiano Ronaldon.

Fillimisht një djalë i vogël vrapoi me shpejtësi nga tribuna drejt qendrës së fushës, për të takuar Cristiano Ronaldon.

Ky i fundit e përqafoi me përzemërsi dhe pranoi të bënte nëj foto me djalin e vogël, i cili më pas u largua i ndjekur nga stjuardët derisa doli vetë nga terreni.

Pak minuta më vonë, një tjetër djalosh hyri në fushë për të bërë të njëjtën gjë dhe këtë radhë ylli portugez u mërzit me këtë ndërprerje. Tifozi shkoi dhe kapi Ronaldon nga qafa, me portugezin që nuk reagoi ndërsa stjuardët e shkëputën tifozin jo pa vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat