Trajneri i skuadrës serbe i mahnitur me shqiptarë: Ne nuk kemi arritur ende në atë nivel 

Futboll

Trajneri i skuadrës serbe i mahnitur me shqiptarë: Ne nuk kemi arritur ende në atë nivel 

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 14:05
Mlladen Zhizhoviq

Trajneri i skuadrës serbe Borci i Banjallukës, Mlladen Zhizhoviq, ka folur në konferencën për mediat para betejës së sotme kundër Egnatias për rrethin e parë të Champions League.

“Kam luajtur një sezon me Tiranën dhe kam fituar Kupën e Shqipërisë.

Tirana është klubi më i popullarizuar dhe më i mirë shqiptar, edhe pse Egnatia së fundmi ka marrë drejtimin.

Shumica e njerëzve kanë paragjykime për futbollin shqiptar. 13 apo 14 vjet më parë kur isha atje, u fut shumë kapital privat në futboll, u investua shumë në infrastrukturë.

Kur shikon stadiumet e tyre, ata kanë katër ose pesë arena.

Ne nuk kemi arritur ende në atë nivel, shpresoj se do ta bëjmë. Së fundmi aty është luajtur edhe finalja e Ligës së Konferencës, e cila është një njohje e madhe e UEFA-s për futbollin shqiptar.

E pamë gjithashtu që Kombëtarja shqiptare mori pjesë në Kampionatin Evropian dhe luajti një rol të rëndësishëm në Gjermani.”, ka thënë Zhizhoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat