Media maqedonase: Rabotniçki përfiton 250 mijë euro nga kalimi i ‘Messit’ të Kosovës te Hamburgu

Futboll

Media maqedonase: Rabotniçki përfiton 250 mijë euro nga kalimi i ‘Messit’ të Kosovës te Hamburgu

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2024 Në ora: 23:10
Emir Sahiti

Emir Sahiti do të jetë futbollist i ri i skuadrës së mirënjohur gjermane, Hamburgu.

“Kur në vitin 2018 Emir Sahiti (25 vjeç) u transferua nga Rabotniçki te Hajduku, dëmshpërblimi ishte kushedi çfarë, pak më pak se 100 mijë euro, nëse janë të vërteta spekulimet që qarkullonin në atë kohë.

Po ashtu me aneks të kontratës, aty thuhet se klubi Rabotniçki do të fitojë 20 për qind nga transferimi i radhës së sulmuesit nga Kosova, i cili në atë kohë quhej ‘Messi’ nga Kosova.

Ky moment erdhi. 

Sahiti ka bërë transferim nga Hajduk në Hamburg për 1.2 milionë euro, që do të thotë se Rabotniçki do të përfitojë 250 mijë euro në arkën e klubit të tij”, shkruan mediumi maqedonase “Sportsport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat