Arda Okan merr ftesë nga Blagoja Milevski, Mediat turke: Ende asgjë nuk ka vendosur

Futboll

Arda Okan merr ftesë nga Blagoja Milevski, Mediat turke: Ende asgjë nuk ka vendosur

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 16:08
Arda Okan

Arda Okan merr ftesë nga Blagoja Milevski, Mediat turke: Ende asgjë nuk ka vendosur!

Sipas mediave turke, Arda Okan Kurtulan, i cili luan për Adana Demirspor, ka marrë ftesë që të luajë për kombëtaren seniore të Maqedonisë.

Mediat turke raportojnë se në rast se Arda Okan, i cili luan për kombëtaren U21 të Shqipërisë dhe më parë ka veshur fanellën e Maqedonisë për moshat deri më 17 dhe 19 vjeç, do të përgjigjet pozitivisht ftesës së Maqedonisë, ai në të ardhmen do të konsiderohet si furbollist i huaj në Turqi.

Andaj, sipas mediave turke, Arda Okan, ende nuk i është përgjigjur ftesës së Blagoja Milevskit për ciklin e eliminatoreve të Botërorit 2026, që nisin në muajin mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat