Milani piketon Allegrin

Futboll

Milani piketon Allegrin

Më: 19 mars 2025 Në ora: 17:28
Allegri

Milani ka nisur puna për ndryshimet që do të bëjnë në verë.

Kuqezinjtë do të ndryshojnë trajnerin dhe nga Italia raportohet se drejtori i Milanit, Giorgio Furlani, ka nisur kontaktet me trajnerin Massimiliano Allegri.

Palët kanë pasur një bisedë mes tyre, por pa u futur në detaje.

Allegri plotëson kriteret e drejtuesve dhe për këtë arsye për momentin qëndron në krye të listës.

Një emër tjetër që pëlqehet është edhe trajneri Antonio Conte, i cili aktualisht drejton Napolin, me të cilët po lufton për titullin. Në rast se largohet nga të kaltrit, ekziston mundësia e një oferte për të drejtuar Milanin.

Gjithcka do të vendoset pasi të merret vendimi edhe për drejtorin sportiv. I preferuari i Furlanit për këtë rol është Fabio Paratici, ndërsa Ibrahimovic kërkon shqiptarin Igli Tare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat