Ferizaj i Arsim Abazit vazhdon shkëlqimin si vendas, ndal tre pikë ndaj Dukagjinit

Futboll

Ferizaj i Arsim Abazit vazhdon shkëlqimin si vendas, ndal tre pikë ndaj Dukagjinit

Nga: K. Goca Më: 29 mars 2025 Në ora: 15:54
Ferizaj

Ferizaj ka ndalur tre pikë domethënëse në luftë për të ikë nga zona e rrezikut por njëherit është edhe në garë të fortë për pozitën e katërt në elitën e futbollit të Kosovës.

Djelmoshat e kryetrajnerit të Arsim Abazi shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës.

Tre gola u shënuan në pjesën e dytë, ku nuk mungoi edhe shiu.

Në minutën e 51-të, Ardit Topalaj nga afërsia realizoi për 1:0.

Pas dy minutave (53’) Erion Sadriu i vetmuar e nga afërsia goditi furishëm duke shënuar në këndin epërm, 2:0,

Në minutën e 66-të, Vitor Hugo i Dukagjinit të Klinës, ka shënuar gol që rrallë herë shihet jo vetëm në stadiumet tona. 

Hugo nga rreth 30 metra goditi furishëm e topi futet nën traversë, ku portieri Petrit Terziu nuk kishte se çka të bënte.

Ferizaj renditet në vend të gjashtë me 35 pikë sa ka edhe Prishtina në të katërtin e Gjilani në të pestin, duke lënë pas Suharekën me 32, Dukagjinin 32, Llapin 30 dhe Feronikelin 74 me 14 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat