Reagon klubi i Partizanit

Futboll

Reagon klubi i Partizanit

Më: 27 prill 2025 Në ora: 20:52
Partizani

Partizani arriti një prej objektivave më të rëndësishëm të këtij sezoni. “Demat e kuq” siguruan pjesëmarrjen në “Final 4” pasi arritën të mposhtin Elbasanin në Tiranë me rezultatin e pastër 2-0.

Në përfundimin e takimit ndaj verdhebluve, klubi kryeqytetas ka reaguar në faqen zyrtare.

“Me zemrën dhe mbështetjen tuaj, sëbashku ia dolëm! Jemi në "Final 4"!”, shkruan Partizani.

Ekipit të kuq i duhej me patjetër 3 pikëshi ditën e sotme përballë Elbasanit për të siguruar pjesëmarrjen në katër ekipet më të mira. Në rast të një humbjeje ose një barazimi, Partizani mbetej në vendin e pestë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat