Portieri i Kosovës U19 largohet nga Monchengladbach

Futboll

Portieri i Kosovës U19 largohet nga Monchengladbach

Më: 9 maj 2025 Në ora: 13:32
Lindsay Guta

Portieri i Kosovës U19 largohet nga Monchengladbach, nënshkruan kontratë profesionale me skuadrën e re!

Lindsay Gutaj është larguar nga skuadra e Monchengladbachut në grupmoshat U19 dhe është bërë menjëherë me ekip të ri.

18-vjeçari ka firmosur kontratë profesionale me skuadrën e Nurnbergut deri në vitin 2029.

Nurnberg i ka premtuar portierit edhe minuta me ekipin e parë.

Gutaj do i bashkohet klubit të Nurnbergut në qershor të këtij viti, menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat