Ish- futbollisti i Kombëtares qan penalltinë e Manajt ndaj Serbisë

Futboll

Ish- futbollisti i Kombëtares qan penalltinë e Manajt ndaj Serbisë

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 23:13
Adrian Aliaj

Adrian Aliaj, mendon se Rei Manaj duhej të kishte ekzekutuar më mirë gjuajtjen nga pika e bardhë të penalltisë që mund t’i jepte Shqipërisë fitoren ndaj Serbisë.

“Duhet të gjuajë në mënyrë tjetër, më me besim, e them se e kam gjuajtur vetë.

Topi duhet më fort. 0-0 ndeshja, duhet gol.

Është ekzekutimi.

Momenti më i mirë i lojës, i thashë Erjonit 1-0, mbaroi loja.

Të jem i sinqertë, nuk është Manaj në pyetje, por është një moment delikat i ndeshjes. Ekzekutimi është i lehtë, pak më me forcë topi”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat