Media serbe mbetet pa koment për Granit Xhakën: Shqiptari dhe serbët në të njëjtën skuadër

Futboll

Media serbe mbetet pa koment për Granit Xhakën: Shqiptari dhe serbët në të njëjtën skuadër

Nga: K. Goca Më: 14 qershor 2025 Në ora: 11:47
Pamje kur Xhaka u konfrontua me serbët në Katar të vitit 2022

Granit Xhaka është afër që t’i bashkohet 7 herë kampionit të Evropës, Milanit.

Sipas “Gazeta dello Sport”, FC Milan është i vendosur të sjellë në radhët e veta kapitenin e kombëtares së Zvicrës,  Granit Xhakën, ndryshe është pjesë e Bayer Leverkusenit.

Drejtori sportiv i Milanit është shqiptari Igli Tare.

Mediumin serb “Informer” e mundon shumë kjo gjë duke shkruar me titull: “Serbi dhe shqiptari në të njëjtën skuadër: Milani gati të nënshkruajë me Granit Xhakën”.

“Reprezentuesi zviceran ka kontratë deri në vitin 2028, por klubet ende nuk kanë rënë dakord për kushtet e transferimit.

Xhaka thuhet se nuk ka asgjë kundër transferimit në Milan, i cili dëshiron të kthehet në krye të futbollit italian dhe evropian.

Do të jetë gjithashtu shumë interesante të shohim se si do të shkojnë mirë lojtarët serbë Luka Joviq dhe Strahinja Pavlloviq me ish-lojtarin e Arsenalit”, shkruan media serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat