Kombëtarja U-15 nis grumbullimin, trajneri Dama publikon listën me 19 lojtarë

Futboll

Kombëtarja U-15 nis grumbullimin, trajneri Dama publikon listën me 19 lojtarë

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 13:48
Lista

Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15, më 22 dhe 24 qershor.

Trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 19 futbollistët e grumbulluar për këto përballje.

6 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”.

Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin për këto dy ndeshje miqësore.

Takimi i parë do të luhet më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat