Amorim me kritika

Futboll

Amorim me kritika

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 15:12
Amorim

Manchester United ka ende shumë për të përmirësuar dhe i duhet më shumë shpejtësi në mesfushë, tha trajneri Ruben Amorim pasi skuadra e Premier League e nisi përgatitjen para-sezonale me një barazim pa gola kundër Leeds United.

United vjen nga sezoni më i dobët në histori të Premier League, duke e mbyllur edicionin 2024/25 në vendin e 15-të dhe duke humbur kualifikimin në Champions League, pasi u mposht 1-0 nga Tottenham Hotspur në finalen e Europa League.

Skuadra nga Old Trafford nuk arriti të bindë as në barazimin 0-0 ndaj Leeds-it të sapo ngjitur në Premier League, në ndeshjen e zhvilluar në Stokholm të shtunën, edhe pse debutoi blerja e re, Matheus Cunha, që e nisi titullar.

“Pësuam pak kur provuam të bënim presion lart, ata e godisnin topin, fitonin topin e dytë dhe në ato momente ishin të rrezikshëm,” tha Amorim për MUTV.

“Na mungon shpejtësia, sidomos në mesfushë, dhe kjo ndjehet, (prandaj) është e vështirë të çosh topin përpara. Por krijuam raste. Kemi shumë për të bërë, por ishte testi i parë kundër një skuadre të Premier League, me dy formacione të ndryshme, kështu që ishte një test i mirë…

“Si grup, kemi shumë për të përmirësuar: ritmin e lojës, të gjitha detajet, kështu që, po, do të përmirësohemi.”

Ndeshja e radhës për United do të jetë kundër West Ham United, më 26 korrik në MetLife Stadium në New Jersey.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat