Xabi Alonso pas fitores me përmbysje të Realit në Champions

Futboll

Xabi Alonso pas fitores me përmbysje të Realit në Champions

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 11:43
Xabi Alonso

Xabi Alonso i është gëzuar fitores me përmbysje të skuadrës së Real Madrid në Ligën e Kampioneve.

Ai theksoi se ekipi nxori përsëri në pah shpirtin e tij në Champions, në një ndeshje që dominoi plotësisht.

“Shumë gjëra ndodhën në ndeshje. Gjysma e parë e orës ishte shumë e mirë, me shumë raste.

Mund të kishim gjetur epërsinë, por pësuam gol. Pastaj gjithçka u bë më e barabartë. Ne po shtynim, derisa gjërat u ndërlikuan me përjashtimin e Karvahal.

Dhe skuadra tregoi dëshirën, shpirtin e saj të Ligës së Kampionëve. Ne nuk qëndruam duarkryq; ne donim të fitonim. Dhe ky shpirt na lejoi të mbroheshim me 10 lojtarë dhe thuajse të mos kishim probleme.

Rënia në pjesën e dytë? Ne po fitonim çdo duel. Dhe Marseja po luante mirë. Kishim rikuperuar shumë në gjysmëfushën e kundërshtarit. Ishte një ndeshje shumë e mirë, përtej barazimit.

Dhe pas kartonit të kuq, çdo gjë u bë e çmendur.

I kuqi ishte i shmangshëm, është për të ardhur keq. Do të duhet të flasim për këtë. Dhe për gjënë tjetër, atë që vërshëlleu gjyqtari”, tha Alonso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat