Vllaznia përballet me Interin

Futboll

Vllaznia përballet me Interin

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 16:25
Ndeshjet

Klubi i futbollit Vllaznia e vajzave do të përballet me Interin në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”.

Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës vendosi përballë skuadrës shkodrane, italianet e Interit.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 ose 8 tetor në Milano, ndërsa takimi i kthimit do të luhet me 14 ose 15 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Skuadra kuqeblu siguroi kualifikimin në këtë fazë pas dy fitoreve radhazi ndaj ukrainaseve të Kolos Kovalivka, me rezultatin identik 2:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat