As Mërkella, as Stojkoviq e as Gjurovski nuk e mposhtën djalin nga Llapi 

Futboll

As Mërkella, as Stojkoviq e as Gjurovski nuk e mposhtën djalin nga Llapi 

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2025 Në ora: 14:25
Shukri Paçarada

Kjo fotografi u bë pak ditë para ndeshjes në “Marakana” të Beogradit, ku Prishtina barazoi (0:0) me Cërvena Zvezdën, në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë. 

Kjo ndeshje ishte luajtur me 22 shkurt të vitit 1987.

Portieri Shukri Paçarada debutoi dhe u vlerësua me notën 9.

Image

Nga e majta: Abdyl Bellopoja, Gani Llapashtica, Skënder Shengyli, Ismet Haxhiqi, Xhevdet Muriqi e Shukri Paçarada. Ulur nga e majta: Kujtim Shala, Fadil Muriqi, Zoran Batroviqi, Vlladisllav Gjukiqi dhe Mensur Nexhipi.

As Mërkella, as Stojkoviq e as Gjurovski nuk e mposhtën djalin nga Llapi.

Mediat serbe e të republikave ish jugosllave, shkruanin për Paçaradën që e hallakati Beogradin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat