Juventusi merr një lajm të keq pas Champions-it

Futboll

Juventusi merr një lajm të keq pas Champions-it

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 16:20
Pamje nga ndeshja

Sikur të mos mjaftonin dy pikët e lëna në ndeshjen me Villarreal-in në Champions League (2-2), Juventusi merr një tjetër lajm të keq.

Mbrojtësi Juan Cabal do të mungojë për rreth dy muaj pas dëmtimit që pësoi mbrëmë në kofshën e djathtë.

Sot ai bëri testevet diagnostikuese në J Medical dhe klubi njoftoi për një dëmtim në muskulin biceps femoris.

Cabal shënoi golin vendimtar në barazimin 1-1 ndaj Atalantës javën e kaluar, por ky dëmtim do t’ia ndërpresë pak hovin e nisjes së sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat