Kosova luan me fanella të zeza ndaj Sllovenisë

Futboll

Kosova luan me fanella të zeza ndaj Sllovenisë

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 19:07
Fanella

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

FFK-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale nga dhomat e zhveshjes.

Mësohet nga kjo video, se “Dardanët” ndaj Sllovenisë sonte luajnë me fanellat e zeza.

“Fanellat të rreshtuara, në pritje të atyre që u japin shpirt dhe krenari këtyre ngjyrave”, shkruhet në këtë postim

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në Lubjanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat