Amir Rrahmani me fjalim emocionues pas fitores historike ndaj Sllovenisë

Futboll

Amir Rrahmani me fjalim emocionues pas fitores historike ndaj Sllovenisë

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 23:24
Pamje

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dhënë një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes, pas fitores historike në Slloveni.

Kosova fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë si mysafire, me golin e Fisnik Asllanit, dhe autogolin e Zan Karnicnik.

Amir Rrahmani, një fjalim emocionues para bashkëlojtarëve.

“Kjo është fitore historike, edhe secili i keni meritat tuaja, si lojtarët që kanë luajtur, si ata që s’kanë luajtur, si Edoni. Ne tash do të bëhemi gati për ndeshjet e marsit”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat