Medon Berisha shkëlqen me dy asistime brenda 3 minutave! Asllani humb penalltinë

Futboll

Medon Berisha shkëlqen me dy asistime brenda 3 minutave! Asllani humb penalltinë

Nga: K.G. Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 14:22
Pamje nga ndeshja

Lecce ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:1 ndaj Torinos.

Futbollisti Medon Berisha është kryevepër e dy gola të shënuar në ndeshjen e sotme. 

Ai asistoi në minutën e 20-të dhe të 22-tën, ku shënoi Coulibaly përkatësisht Banda.

Adams në minutën e 57-të realizoi për Torinon.

Berisha e Ylber Ramadani u paraqitën nga minuta e parë për ekipin e Lecces. 

Kristjan Asllani u aktivizua titullar të Torino.

Asllani është figura tragjike e Torinos, duke humbur penalltinë në minutën e 90-të.

Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 80-të.

Pas javës së 13-të në Serie A, Torino zë vendin e 12-të me 14 pikë e Lecce është i 13-ti me 13 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat