I jashtëzakonshmi Ernest Muçi! Ish sulmuesi i Tiranës ia merr dorën golit

Futboll

I jashtëzakonshmi Ernest Muçi! Ish sulmuesi i Tiranës ia merr dorën golit

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 19:25
Pamje nga ndeshja

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor po fiton në transfertë përballë Goztepe.

Sfida është momentalisht me shifrat 0-1 për miqtë.

Ishte pikërisht Ernest Muçi ai që shënoi golin e vetëm të sfidës deri në këto momente.

Në minutën e 46-të, sapo nisi pjesa e dytë, ish-i i Tiranës nuk fali para portierit.

Kujtojmë që ky është goli i dytë radhazi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Ai është kthyer në një pikë kyçe për ekipin turk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat