Nuhiu: Më vjen keq për futbollistët, sepse lanë zemrën në fushë

Futboll

Nuhiu: Më vjen keq për futbollistët, sepse lanë zemrën në fushë

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 22:27
Ardian Nuhiu

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, foli pas barazimin 1:1 ndaj Teutës në “Niko Dovana”.

“Mua më takon pjesa taktike, dua të përgëzoj futbollistët për shpirtin e lojës. 

Mënyrë perfekte për sa i përket anës taktike. Më vjen keq për episodin e ndodhur, vlerësojeni vetë.

Nuk dua të komentoj penalltitë apo arbitrat. Më vjen keq për futbollistët, sepse lanë zemrën në fushë.

Normalisht e studiojmë kundërshtarin, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur Teutës, ishte sistemi që paraqitëm në fushë. Kjo më jep të drejtë, kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment.

Futbollistët ishin të kujdesshëm dhe e implementuan mirë sistemin, duke shfrytëzuar shpejtësinë, nga mënyra si mbuluan dhe si ishin të kujdesshëm, por edhe rikuperimet e topave”, u shpreh Nuhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat