Rihapet gara për kreun dhe fundin e tabelës

Futboll

Rihapet gara për kreun dhe fundin e tabelës

Më: 14 janar 2026 Në ora: 19:19
Tabela

Java e 19 e Superiores ka dhuruar menjëherë rezultate shumë të rëndësishme që hapin luftën për të dy skajet e tabelës së klasifikimit të kampionatit.

Egnatia kryesuese është mposhtur 1-0 nga Vllaznia, me një rezultat që ndal ecurinë e rrogozhinasve dhe u heq shansin për arrati të mëtejshme ndaj ndjekësve.

Paralelisht, shkodranët kthehen në garë për vendet më lart tyre në renditje, duke parë edhe ndalesën e Elbasanit të vendit të dytë në barazimin 1-1 ndaj Flamurtarit.

Vlonjatët kanë marrë një pikë me vlerë që i afron disi me Bylisin, i cili u mposht në shtëpi 0-1 nga Tirana. Kjo e fundit hapi shanset e saj për mbijetesën me një fitore ndaj një rivali direkt dhe sheh më me optimizëm pjesën e dytë të këtij sezoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat