Nga një klub italian tek tjetri, kompletohet huazimi i mesfushorit shqiptar që spikati tek Empoli

Futboll

Nga një klub italian tek tjetri, kompletohet huazimi i mesfushorit shqiptar që spikati tek Empoli

Më: 15 janar 2026 Në ora: 21:01
Kleis Bozhanaj

Aventurë e re për mesfushorin Kleis Bozhanaj, i cili do të vazhdojë pjesën e dytë të sezonit në një tjetër klub të Serisë B.

Modena, e cila zotëron kartonin e tij, ka bërë të ditur sot se ka mbyllur huazimin te skuadra e Karrarezes, për ta dërguar te një tjetër ekip të këtij kampionati, Rexhiana. Skuadra e njohur është në pozita të vështira në klasifikim në këtë edicion dhe kërkon elementë cilësorë në mënyrë që të sigurojë pikët që i duhen për të garantuar mbijetesën.

Bozhanaj, i cili u bë i njohur fillimisht në radhët e akademisë së Empolit para se të niste rrugëtimin e tij mes profesionistëve, nuk arriti të linte gjurmë në radhët e Karrarezes në këtë eksperiencë të dytë atje duke humbur postin e titullarit, teksa luajti vetëm 12 ndeshje.

daj ai ka pranuar huazimin në një tjetër skuadër të Serisë B, me shpresën që të aktivizohet rregullisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat