Drenica e Skenderajt ka triumfuar me rezultat 1:0 në Klinë ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Fjoart Jonuzi shënoi në minutën e 90+3.
Ai goditi nga rreth 20 metra duke realizuar gol të bukur në këndin e djathtë të klinasve.
Pas javës së 32-të, Drenica e zë vendin e 7-të me 41 pikë sa ka edhe Dukagjini në të 6-shtin.