Legjenda e futbollit kroat Vlado Kasallo shpëtoi lehtë nga një sherr i madh para 6 vitesh, për faktin se ai ka marrë kallashnikovin duke gjuajtur...
Dikur si futbollist me Osijekun pastaj me Dinamon e Zagrebit ka luajtur kundër gjeneratës së artë të Prishtinës.
“Ish – futbollisti i Dinamo së Zagrebit, Vlado Kasalo (63 vjeç), për shkak të posedimit të një kallashnikovi nga i cili qëlloi më 4 gusht të vitit 2020 në parkingun para restorantit
“Kod Vukushiça” në rrugën Sllavonska në Zagreb, pas një zënke dhe përplasjeje me një person, është dënuar në Gjykatën Penale Komunale në Zagreb me gjashtë muaj burg me kusht, me një afat prove prej dy vitesh.
Duke qenë se prokuroria e Zagrebit e akuzoi edhe për kërcënim me vdekje ndaj personave të pranishëm, gjykata në këtë pjesë e shpalli të pafajshëm, edhe pse për të dy veprat penale ishte propozuar dënim prej 16 muajsh burg pa kusht.
Prokuroria ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi jo përfundimtar.
Nëse vendimi bëhet i formës së prerë dhe Kasallo brenda dy viteve kryen vepër tjetër penale, në dënim do t’i llogariten edhe dy muajt që i ka kaluar në paraburgim.
Gjithashtu, ai duhet të paguajë 200 euro shpenzime gjyqësore. “Qëndroj pas mbrojtjes që kam dhënë që në gusht të vitit 2020 gjatë marrjes në pyetje. Kam pasur armë, por kam vepruar në vetëmbrojtje sepse ata persona më ndiqnin.
Nuk kam pasur qëllim të kërcënoj askënd, u mbrojt Kasalo në gjykatë.
Në deklarimin e tij të mëhershëm ai kishte thënë se “pushkën automatike e kishte blerë të mbushur nga një person për 600 euro, pasi në shkurt të vitit 2020 i ishte djegur vetura bashkëshortes, dhe se pas të shtënave e kishte hedhur armën me municion nga ura e Savës te Jankomiri”, tha ai, transmeton media kroate “Jutarnj List”.
“Gjithçka filloi kur Milenko D., ndërsa isha me të, u telefonua nga një mik i tij i vjetër nga Dubrovniku, Ante V., i cili kërkoi 10 mijë euro hua.
Kur Ante erdhi në Zagreb, u takuam të tre dhe Milenko ia dha paratë.
Bënë një dokument borxhi prej 30 mijë eurosh me afat kthimi tre ditë.
Më pas kuptova se bëhej fjalë për mashtrim, sepse Ante nuk kishte para për ta kthyer borxhin, ndërsa Milenko më kërkoi të ushtroj presion ndaj tij.
Në biseda telefonike më tha se e kishim mashtruar dhe më ofendoi” – tregoi Kasalo.
Ai shtoi se ditën kritike Milenko e kishte thirrur në restorant dhe i kishte thënë të sillte “atë mashtruesin”, duke menduar për Anten.
“Kur mbërrita, Milenko ishte ulur me dy persona, ndërsa në tarracë kishte edhe të tjerë.
E ftova të flasim veçmas.
Pasi u larguam rreth 10 metra, filloi përleshja fizike.
Dy persona që ishin me të erdhën dhe njëri më goditi.
Përfundova në tokë dhe dëgjova një grua duke bërtitur: “Mos e rrihni, do thërras policinë”.
Vrapova te vetura ime në një parking tjetër, mora pushkën automatike nga bagazhi, u ktheva dhe qëllova në ajër.
U mbrojta sepse më kërcënuan se do të vinin në shtëpinë time”, deklaroi Kasallo.
Nga ana tjetër, Milenko D., me të cilin u përlesh, tha se deri atëherë kishin qenë në marrëdhënie miqësore.
“Kasalo më telefonoi ndërsa isha në restorant.
I tregova ku jam dhe erdhi.
Nuk donte të ulej, por më thirri anash. Sapo dolëm në parking, më goditi fort në hundë pa asnjë arsye.
Filloi shtyrja dhe një person tjetër na ndau. Kasalo vrapoi rreth 50 metra deri te vetura, mori pushkën dhe qëlloi. Ishte shok, dikush mund të ishte lënduar. Ia hoqa karikatorin për të parë nëse kishte plumba dhe kur pashë se nuk kishte, e hodha në veturën e tij.
E pyeta: “Çfarë po bën, a je normal?” – tregoi Milenko. Ai shtoi se Kasallo më pas u emocionua dhe iu mbushën sytë me lot, pas çka u përqafuan dhe u ndanë.
“Nuk besoj se kishte qëllim të lëndonte dikë, por nuk duhej të nxirrte armën”, theksoi Milenko, duke shtuar se nuk kërkon ndjekje penale ndaj tij.
Në përfundim, gjykata vlerësoi se përdorimi i armës ishte i paligjshëm, por nuk u provua përtej dyshimit të arsyeshëm se kishte kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetës së të pranishmëve.