Nottingham është pengesa e madhe e Aston Villa-s drejt finales

Futboll

Nottingham është pengesa e madhe e Aston Villa-s drejt finales

Më: 7 maj 2026 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

“Derbi” anglez në gjysmëfinalet e Europa League 2025-2026 pritej të ishte një sfidë mjaft e ekuilibruar.

Aston Villa dhe Nottingham Forest do të luajnë sot në mbrëmje aktin e dytë për të vendosur se cila prej dy skuadrave të Premier League do të udhëtojë drejt Stambollit për të luajtur finalen e madhe.

Përvoja e madhe e Unai Emery në këtë kompeticion padyshim do të jetë një faktor për Aston Villa-n, e cila pritet të luajë shanset e saj në Birmingham. “Villa Park” është një fortesë e vërtetë për vendasit, të cilët kanë fituar nëntë takimet e fundit në kompeticionet europiane.

Ndeshja do të jetë mjaft interesante pasi të dy ekipet, edhe pse sot kanë humbur nga shkëlqimi i të shkuarës, janë fituese në arenën europiane.

Nottingham Forest ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve (1978/79 dhe 1979/80) ndërsa Villa ka fituar një herë (1981/82).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat