Bledar Hodo me sytë te ndeshja e radhës

Futboll

Bledar Hodo me sytë te ndeshja e radhës

Më: 10 maj 2026 Në ora: 19:43
Bledar Hodo

Teuta ka fituar në shtëpi përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 3-2.

Pas këtij dueli foli trajneri fitues Bledar Hodo. 

“Play-out nuk është ndonjë gëzim i madh. Do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme, ta përgatisim mirë.

Në fazën difensive patëm probleme, por problemi kryesor ishte që për 7 ditë kemi luajtur 3 ndeshje.

Skuadra në aspektin fizik ra. Patëm probleme edhe në presing, ishim në kohë vonesë dhe ritëm të ulët. Përsa i përket sulmit, nuk e dija që në krah të majtë do të luante një çun i ri.

Por e kishim përgatitur që të finalizonim me Dacit.

Por të pësosh dy gola në një ndeshje deçizive, nuk është dicka e mirë. Pogradeci apo Besa në play-out?

Do të preferoja vetëm të fitoja ndeshjen, kam besim të plotë tek çunat, tek grupi, tek të gjitha, s’kam asnjë preferencë.

Është ndeshje teke dhe si futbollist e kam kaluar dy herë, e di çfarë sikleti dhe emocioni është. Me këto surpriza, çfarë s’po ndodh”, tha Hodo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat