Pellegrino e ndëshkon Sassuolon

Futboll

Pellegrino e ndëshkon Sassuolon

Nga: K.G. Më: 24 maj 2026 Në ora: 17:07
Pellegrino

Parma e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë, duke triumfuar 1:0 ndaj Sassuolos në derbin e “Via Emilia”, në një ndeshje që megjithëse nuk kishte ndikim në renditje.

Në stadiumin “Tardini”, vëmendja e tifozëve në një moment u zhvendos më shumë te atmosfera në tribuna sesa te loja, por fundi i ndeshjes solli emocione. Heroi i Parmës ishte edhe një herë sulmuesi Mateo Pellegrino, i cili vendosi sfidën me golin e tij karakteristik me kokë në minutën e 80-të.

Sulmuesi realizoi pas një krosimi të saktë nga Jacob Ondrejka Almqvist, duke vulosur fitoren 1:0 dhe duke regjistruar golin e tij të 12-të sezonal, prej të cilëve plot nëntë me kokë.

Parma e trajnerit Carlos Cuesta e mbylli kampionatin në vend të 12-të me 45 pikë, ndërsa Sassuolo i drejtuar nga Fabio Grosso përfundoi i 11-ti me 49 pikë, pas një sezoni të qetë dhe pa rrezik për mbijetesë.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat