Brazili shkëlqen para Botërorit

Futboll

Brazili shkëlqen para Botërorit

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 13:11
Brazili

Brazili nis rrugëtimin e tij drejt Botërorit me një fitore të thellë dhe bindëse 6-2 ndaj Panamasë, në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Maracanã”.

Pjesa e parë nisi me ritëm shumë të lartë: Vinicius Junior zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë dhe më pas u shfaq si protagonist edhe me asistin për golin e Casemiros në minutën e 38-të.

Mes këtyre momenteve, Panama arriti të barazojë përkohësisht pas një autogoli të Cunhas në minutën e 13-të. Portieri Alisson ishte vendimtar me disa pritje të rëndësishme, duke shmangur një disavantazh më të madh për Brazilin në pjesën e parë.

Nbdersa në pjesën e dytë, trajneri Carlo Ancelotti bëri shumë ndryshime, duke aktivizuar Ederson dhe Paquetá, dhe loja e Brazilit ndryshoi plotësisht.

Rayan shënoi golin e tretë në minutën e 52-të, ndërsa Paquetá realizoi një dopietë, duke u dalluar për teknikë dhe kreativitet në mesfushë.

Sulmi brazilian vazhdoi presionin dhe arriti të shënojë edhe me Igor Thiagon nga penalltia dhe Danilon, duke e çuar rezultatin në 6-2. Panama arriti vetëm të ngushtojë diferencën në fund me golin e Harveyt.

Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh i kënaqur, duke e cilësuar këtë paraqitje si “një mbrëmje të shkëlqyer dhe një injeksion të madh besimi” për skuadrën.

Brazili do të zhvillojë edhe një miqësore më 6 qershor ndaj Egjiptit në Cleveland, ndërsa debutimi në Botëror është planifikuar për më 13 qershor kundër Marokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat