Osasco vishet me ngjyrat e Brazilit

Futboll

Osasco vishet me ngjyrat e Brazilit

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 12:54
Pamje

Pak ditë para fillimit të Kupës së Botës 2026, banorët e qytetit Osasco pranë São Paulos në Brazil, kanë rinovuar një traditë që vazhdon prej vitit 1982.

Dhjetëra banorë të të gjitha moshave u mblodhën për të pikturuar në asfalt 38 flamuj të Brazilit përgjatë 275 metrave të rrugës, duke e kthyer zonën në një homazh të madh për kombëtaren braziliane.

Për realizimin e vizatimeve u përdorën rreth 270 litra bojë në ngjyrat jeshile, të verdhë, blu dhe të bardhë.

Nisma, e lindur në fillim të viteve ’80, ka shoqëruar tashmë njëmbëdhjetë edicione të Kupës së Botës dhe financohet nga vetë banorët përmes një fushate mbledhjeje fondesh derë më derë.

Sipas organizatorëve, vlera e kësaj tradite shkon përtej futbollit.

E trashëguar brez pas brezi, ajo bashkon fëmijë, nipër e mbesa, si dhe banorë të rinj, duke forcuar ndjenjën e komunitetit përpara ndeshjeve të kombëtares braziliane.

Ndërkohë, Seleçao ka mbërritur tashmë në SHBA dhe po përgatitet për ndeshjen miqësore të 7 qershorit kundër Egjiptit në Cleveland.

Më pas, me nisjen e Kupës së Botës, kombetarja e grupit C do të debutojë më 14 qershor kundër Marokut, përpara përballjeve me Haitin dhe Skocinë. Boterori 2026 do të nisë më 11 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat