Mbappe: Ua kam uruar krejt francezëve të PSG-së titullin e Ligës së Kampionëve

Futboll

Mbappe: Ua kam uruar krejt francezëve të PSG-së titullin e Ligës së Kampionëve

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 14:25
Mbappe

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka pohuar se ua ka uruar të gjithë ish-bashkëlojtarëve të tij te Paris Saint-Germaini titullin e dytë me radhë të Ligës së Kampionëve.

Në dy vjetët me radhë pas largimit të tij, parisienët kanë arritur të shpallen kampionë të Evropës.

“Sigurisht, i kam uruar krejt lojtarët e Paris Saint-Germainit këtu në qendrën tonë stërvitore”, ka thënë Mbappeja.

“Ata kanë qenë fantastikë. PSG-ja janë në një top moment”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat