Dinamo rinovon kontratën me portierin e talentuar

Futboll

Dinamo rinovon kontratën me portierin e talentuar

Më: 27 qershor 2026 Në ora: 12:51
Kiri

Dinamo njofton se portieri Tomas Kiri ka rinovuar kontratën edhe për dy sezonet e ardhshme.

“FC Dinamo njofton se Tomas Kiri do të jetë pjesë e familjes sonë edhe për dy sezonet e ardhshme, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi dinamovit e shohin portierin 21-vjeçar si pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen.

Urojmë që së bashku të arrijmë objektivat për të fituar të tjerë trofe!

Vazhdojmë punën për fuqizimin e skuadrës para sfidave europiane dhe sezonit të ri…”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat