Paraguai-Francë luhet në vapë përvëluese, nuk do ta besoni sa shënon termometri

Futboll

Paraguai-Francë luhet në vapë përvëluese, nuk do ta besoni sa shënon termometri

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Ndeshja mes Paraguait dhe Francës do të zhvillohet në kushte ekstreme, me indeksin e nxehtësisë që i afrohet 50°C.

Temperaturat e larta kanë detyruar organizatorët të marrin masa shtesë për mbrojtjen e futbollistëve dhe stafeve teknike.

Pranë stolave është vendosur një njësi klimatizimi për t’u ofruar lojtarëve mundësinë të freskohen gjatë ndërprerjeve të lojës.

Kushtet e vështira atmosferike pritet të ndikojnë edhe në ritmin dhe intensitetin e lojës

Gjithsesi gjendja shëndetësore e futbollistëve mbeten prioritet në një sfidë që po zhvillohet nën vapë përvëluese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat