Drita e Kauno Zalgiris baras në pjesën e parë

Futboll

Drita e Kauno Zalgiris baras në pjesën e parë

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 20:54
Drita

Është mbyllur pjesa e parë, në ndeshjen mes Dritës dhe Kauno Zalgirisit.

Pas 45-minutëshit të parë, kampionia e Kosovës dhe kampioni i Lituanisë po ndahen baras në “Fadil Vokrri”.

Mysafirët shënuan të parët me anë të Vykintas Slivkas, në minutën e nëntë të ndeshjes.

Drita barazoi në minutën e 20-të.

Ishte Igball Jashari që shënoi për 1-1, pas asistimit nga Liridon Balaj.

Rezultati i përgjithshëm momentalisht është 2-2, pas dy ndeshjeve.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në Lituani.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në fazën e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat