Gazetari turk: Salah arrin marrëveshje me Trabzonsporin

Futboll

Gazetari turk: Salah arrin marrëveshje me Trabzonsporin

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 16:10
Salah

Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu raporton se Mohamed Salah ka arritur marrëveshje personale me Trabzonsporin.

Futbollisti egjiptian pritet të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me skuadrën nga Superliga e Turqisë.

Salah është lojtar i lirë dhe momentalisht është duke kaluar pushimet në Greqi.

Por, agjentët e tij janë në aksion duke kërkuar klubin e ri dhe siç duket do të jetë, Trabzonspori.

Kujtojmë që te skuadra turke luan edhe lojtari shqiptar, Ernest Muçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat