Nesër në drekë aty do luante Rrapaj, shkatërrohet nga bombardimet stadiumi në Ukrainë

Futboll

Nesër në drekë aty do luante Rrapaj, shkatërrohet nga bombardimet stadiumi në Ukrainë

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 21:23
Pamje

Bombardimet e ditëve të fundit nga Rusia në Ukrainë kanë sjellë pasoja edhe në futbollin e këtij vendi.

Gjatë orëve të fundit, stadiumi i Çernomorets Odesës ka qenë edhe ai objekt i sulmeve me raketa ruse që kanë goditur në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Mediat raportojnë se gjatë bombardimit ka mbetur i plagosur një person, ndërsa pamjet e shfaqura në media dhe në rrjetet sociale, tregojnë shkatërrimin ë impianti ku gjatë ditës së nesërme do të luhej në mesditë një ndeshje e javës së dytë të kampionatiy të këtij vendi.

Sipas programit, Çernomorets Odesa do të priste në drekë ekipin e Kolos Kovalivka ku luan edhe Arinaldo Rrapaj. Pas kësaj ngjarje të rëndë, është vendosur që ndeshja të shtyhet, ndërsa mund të ketë edhe të tjera që do të pësojnë të njëjtin fat nëse sulmet do të vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat