Villarreal blindon Mikautadzen, klauzola rritet në 75 milionë euro

Futboll

Villarreal blindon Mikautadzen, klauzola rritet në 75 milionë euro

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 14:47
Georges Mikautadze

Villarreali ka marrë masa për të blinduar sulmuesin gjeorgjian Georges Mikautadze .

Klauzola e lirimit të 25-vjeçarit do të rritet nga 60 në 75 milionë euro gjatë 10 ditëve të fundit të merkatos së transferimeve, me synimin për të shmangur interesimin dhe ofertat e mundshme nga klubet e tjera.

Megjithatë, deri në këtë moment, nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare për Mikautadzen.

Villarreali duket i vendosur të mbajë në skuadër sulmuesin gjeorgjian, të paktën deri në përfundimin e merkatos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat