Ja pse Xherdan Shaqiri qëndroi në stol kundër Barcelonës

Futboll

Ja pse Xherdan Shaqiri qëndroi në stol kundër Barcelonës

Nga: K.Goca Më: 17 gusht 2026 Në ora: 01:06
Xherdan Shaqir

Vetëm një ditë pasi Baseli fitoi në Kupën e Zvicrës ndaj Courtetelles në udhëtim, u përball në stadiumin e saj, “St. Jakob-Park”, me futbollin e nivelit botëror të Barcelonën. 

Barcelona e fitoi miqësoren me rezultat 5:2 ndaj Baselit.

Albian Ajeti u paraqit 46 minuta për Baselin.

Pse nuk luajti Shaqiri?

Sipas mediumit zviceran “Blick”, Xherdan Shaqiri qëndroi në stol gjatë 90 minutave.

Ish-lojtari i kombëtares zvicerane kishte pasur probleme fizike gjatë javës dhe mori pjesë vetëm pjesërisht në stërvitje.

Për këtë arsye, trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, vendosi ta kursejë Shaqirin dhe të mos e aktivizojë fare në këtë ndeshje prestigjioze kundër Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat