Në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë sot u hodh shorti për raundin e parë të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Struga Trim & Lum do të udhëtojë në Valandovë, ku do të përballet me Pobedën.
“Ndërkohë, siç ishte bërë e ditur më herët, Shkëndija nga Tteova është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kupë këtë sezon për shkak të ngjarjeve në finalen e fundit, kur skuadra tetovare refuzoi t’i pranonte medaljet.
Ndeshjet e 1/16 së finales do të zhvillohen më 1 ose 2 shtator 2026”, ka shkruar mediumi maqedonas “Ekipa”.
Sipas rregullores së FFM-së për Kupën për sezonin 2026/27, deri në finale do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, pra nuk do të ketë ndeshje kthimi.
Nëse ndeshja përfundon në barazim pas 90 minutave të kohës së rregullt, menjëherë do të ekzekutohen penallti, deri në përcaktimin e fituesit.
Çiftet e 1/16 së finales
Ovçe Pole – Vardari
Pobeda Valandovë – Struga Trim & Lum
Kroshu Sport Bitola – Tikvesh 1930
Mogila 2023 – Arsimi 1973
BVK Konjari – Bashkimi 1947
Studeniçani – Pelisteri
Venec Negotinë – AP Brera Strumicë
Vllaznimi Junior – Makedonija GJ.P. 1932
Vardari Negotinë – Rabotniçki
Kamenica Sasa – Shkupi 1927
Teteksi 1953 – Bregallnica 2008
Kozhufi Gjevgjeli – Skopje
Detonit Plaçkovica – Shkëndija 77 Haraçinë
Novaci 2005 – Ohri Liqnidos
Osogova – Bellasica