Partizani zhgënjeu të marrë rezultat pozitiv kundër Dinamos në derbi, e humbur 2:4.
Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri i “Demave të Kuq”, Florin Bratu:
“Është e vërtetë që i marrim lehtësisht golat. Mendoj se në pjesën e parë kemi humbur shumë raste golash ne. Jemi mirë në rikuperimin e topit, nisemi mirë në kundërsulm dhe më pas pësojmë gol në goditje standarte.
Në përgjithësi ekipi im lufton, ka qasje të mirë. Nuk ishte dita jonë sot. Nuk është gjë e mirë të pësosh 4 gola si pritës. Tani është momenti që të analizoj.
Sigurisht që duhet të përmirësohemi. Lojtarët e krahut kanë qenë mirë, Fadairo shënoi nga linja. Më pëlqeu karakteri i ekipit tim”.