Fitore mes kaosit e Laçit ndaj Vllaznisë, një i kuq dhe boshatisja e tribunës i japin një fund të pazakontë...

Futboll

Fitore mes kaosit e Laçit ndaj Vllaznisë, një i kuq dhe boshatisja e tribunës i japin një fund të pazakontë...

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 18:21
Laçi

Fitore mes kaosit e Laçit ndaj Vllaznisë, një i kuq dhe boshatisja e tribunës i japin një fund të pazakontë sfidë.

Laçi ka mposhtur Vllazninë në derbin e veriut, në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt të “Abissnet Superiore”.

Dueli i zhvilluar në Kurbin përfundoi me rezultatin 2-0.

Pasi 45 minutat e para u mbyllën me rrjetat e paprekura, fraksioni i dytë nisi “furishëm” për kurbinasit të cilët gjetën golin e avantazhit përmes Orgi Cenës në minutën e 50-të. Në të 74-tën, Vllaznia mbetet me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të mesfushorit Adrian Mehmetit, duke ndërlikuar gjithçka për shkodranët.

Menjëherë pasi ndeshja rinis pas ndërprerjes disa minutëshe, Laçi “godet” sërish rivalin me Traoren. Sulmuesi gjendet saktë në zonë dhe ndëshkon kuqeblutë në minutën e 89-tën.

Duhet thënë se ndeshja u ndërpre për disa minuta, kjo edhe për shkak të hedhjes së një sendi në fushën e lojës, çfarë solli dhe largimin e tifozëve në një pjesë të tribunës.

Kështu, Laçi rikthehet te fitorja duke shkuar në kuotën e 7 pikëve në vendin e katërt në klasifikim. Vllaznia në anën tjetër qëndron në “ujëra të turbullt” duke mbetur e dyta nga fundi me vetëm 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat