Zhegrova rrezikoi përjashtimin, Spaleti pas dy golave: E humbet një top të lehtë dhe nuk ka cilësinë për t’u kthyer

Futboll

Zhegrova rrezikoi përjashtimin, Spaleti pas dy golave: E humbet një top të lehtë dhe nuk ka cilësinë për t’u kthyer

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 16:32
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova shënoi dje për herë të parë me Juventusin. Ishte dopietë golash ndaj Sasuolos, e cila nuk u festua si duhet duke qenë se pasoi humbja 3 me 2 në transfertë.

Trajneri Spaleti foli pas sfidës për sulmuesin e Kosovës. Elozhet dhe kritikat nuk munguan.

“Ai bëhet i pakapshëm dhe i paparashikueshëm kur krijon situata një kundër një në hapësira të ngushta. Pastaj, ndoshta e humbet një top të lehtë dhe nuk e ka cilësinë për t’u kthyer me shpejtësi në krahun e tij. Por, nëse luan një lojë sulmuese, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, u shpreh Spaleti.

Zhegrova është lënë jashtë listës së Juventusit për Europën. Madje edhe në kampionat u mendua për një moment se do të përfundonte në tribunë, duke qenë se nuk pranoi shitjen nga “Zonja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat