Monza gjen fitoren e parë, Varela fundos Sassuolon

Futboll

Monza gjen fitoren e parë, Varela fundos Sassuolon

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 23:22
Pamje nga ndeshja

Monza ka festuar fitoren e parë sezonale në Serie A, duke mposhtur Sassuolon 2:1 në U-Power Stadium.

Heroi i mbrëmjes ishte Gustavo Varela, i cili shënoi të dy golat e vendasve. Sulmuesi uruguaian realizoi fillimisht në minutën e 51-të, ndërsa në të 63-tën u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-0.

Sassuolo u përpoq të rikthehej në lojë dhe Vasilije Adzic shënoi në minutën e 88-të nga goditja e lirë, por goli shërbeu vetëm për të ngushtuar rezultatin.

Monza vazhdon dominimin ndaj Sassuolos në Serie A: në katër përballjet e tyre në elitën italiane, Monza ka tri fitore dhe një barazim, pa humbur asnjëherë.

Pas pesë javësh, Monza ngjitet në 4 pikë, ndërsa Sassuolo mbetet në 7. Pas pauzës, Sassuolo pret Milanin, ndërsa Monza udhëton te Lazio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat