Kundërshtari i fortë, shqetësimet për dëmtimet dhe zhurma e vazhdueshme rreth ndeshjeve me Izraelin janë shqetësimet kryesore për selektorin irlandez Heimir Hallgrímsson – ka shkruar mediumi irlandez “Irish Times”..
“Irlanda kërkon pak qetësi para stuhisë kundër Kosovës që synon të vazhdojë ngritjen!
Shqetësimi i menjëhershëm për trajnerin irlandez është se zhurma e vazhdueshme rreth ndeshjeve me Izraelin mund të ndikojë në paraqitjen e ekipit të tij, ndërsa Irlanda përpiqet të përballojë katër ndeshje në katër shtete të ndryshme brenda 10 ditësh, në një periudhë të mbushur me tensione.
Megjithatë, Kosova duket e fuqizuar nën trajnerin gjerman Franco Foda, i cili në muajin mars e çoi Kosovën më pranë kualifikimit për Kupën e Botës sesa Irlanda”, - ka shkruar mes të tjera.