Historia e Armando Brojës nuk duhet të zgjatet më

Futboll

Historia e Armando Brojës nuk duhet të zgjatet më

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 14:55
Armando Broja

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Kreshnik Çipi ka dhënë deklaratë “goditëse” në adresim të Armando Brojës dhe shpresave se mund të kemi një rikthim në versionin më të mirë nga sulmuesi 25-vjeçar.  

“Historia e Armando Brojës nuk duhet të zgjatet më. Për mua, duhet t’i heqim sytë nga Broja.

Nuk është se po gabojmë ne dhe po i presim gjërat shpejt.

Nuk kemi një vit, kemi 4 vite që presim Brojën.

Broja nuk po vjen. Madje, pas Botërorit, duhet t’i çonim sytë në katër cepat e botës për të gjetur një talent tjetër, si rasti i Grudës, për shembull.

Broja kishte fatin e madh të luante në Angli, por nuk e shfrytëzoi. Nëse rikthehet, mirë se të vijë, por për mua është shumë e vështirë”, reagimi i Çipit në lidhje me formën e Armando Brojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat