Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian, UEFA, i ka besuar arbitrimin e ndeshjes Shqipëri – Bjellorusi anglezit Samuel Barrott.
32-vjeçari, edhe pse në moshë të re, ka një “CV” të pasur.
Ai arbitron në Premier League-n angleze, ndërsa finalja e fundit që ka drejtuar ishte Arsenal – Manchester City në Superkupën e Anglisë, e njohur ndryshe si “FA Community Shield”.
Ndeshja mes Kombëtares dhe rivalit bjellorus do të zhvillohet më 26 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania” (Tiranë), e vlefshme për Ligën e Kombeve.