Prej orës 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri – Bjellorusi, e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve.
Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në pamjet e marra së fundmi evidentohen ndryshime në tribunën “VIP”.
Në këtë sektor evidentohen ulëse të reja. Stadiumi “Air Albania” u inaugurua më 17 nëntor të vitit 2019, me ndeshjen Shqipëri – Francë (0 – 2), ndërsa kapaciteti maksimal përkon me 22.500 vende.
Impianti në fjalë konsiderohet ndër më unikët për nga arkitektura, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.