Lamine Yamal zhvilloi edhe një ndeshje të shkëlqyeshme me kombëtaren e Spanjës dhe ishte ndër lojtarët kryesorë në fitoren e madhe (3:2) ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley”.
Disa orë pas ndeshjes, ylli i futbollit spanjoll publikoi një mesazh në rrjetet sociale:
“A do të më urreni apo do të më doni, nuk më intereson.”
Postimi i Yamalit mori mijëra komente.
Në vëmendjen e mediave spanjolle ra veçanërisht komenti i bashkëlojtarit të tij te kombëtarja, Alex Baena, i cili shkroi shkurt:
“Topi i Artë.”