Kosova synon të tregon një tjetër fytyrë në Hungari dhe të rikthehen te fitorja 

Futboll

Kosova synon të tregon një tjetër fytyrë në Hungari dhe të rikthehen te fitorja 

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 11:25
Kosova

Kosova luan sot ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, me synimin për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Austrisë.

Misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për “Dardanët”, të cilët përballen me Izraelin në orën 20:45 në një sfidë që zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.

Kosova e nisi këtë edicion me një fitore 1:0 ndaj Republikës së Irlandës në Prishtinë, ndërsa në ndeshjen e dytë u mposht 3:1 në transfertë nga Austria.

Me tre pikë të grumbulluara, Kosova aktualisht renditet në vendin e dytë në Grupin B3, pas Austrisë, ndërsa sfida ndaj Izraelit shihet si një mundësi për të marrë sërish fitoren e radhës.

Para takimit, përzgjedhësi Franco Foda ka bërë edhe zgjedhjet e fundit për listën e lojtarëve të gatshëm. Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu nuk do të jenë pjesë e listës zyrtare prej 23 futbollistësh për këtë përballje.

Vendimi për Zabërgjan përbën një nga surprizat e Fodës, pasi sulmuesi luajti si titullar në dy ndeshjet e para ndaj Irlandës dhe Austrisë.

Në krahun tjetër, Foda e ka cilësuar Izraelin si një kundërshtar të vështirë, pavarësisht rezultateve të tij në dy sfidat e para.
Trajneri gjerman ka paralajmëruar se Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj cilësive individuale të futbollistëve izraelitë, të cilët sipas tij janë teknikë dhe të shpejtë.

Kosova synon të tregon një tjetër fytyrë në Hungari dhe të rikthehen te fitorja, në një ndeshje që mund të ketë rëndësi të madhe për pozicionimin e tyre në grup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat